Cardi B kërkon falje publike

  • A.P /
  • 06 June 2026 - 09:15
Cardi B kërkon falje publike

Reperja Cardi B ka vendosur të flasë hapur për përplasjen e saj me kolegen Latto, duke i kërkuar falje publikisht pas publikimit të një telefonate të tensionuar mes tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Debati u rikthye në qendër të vëmendjes pasi Latto konfirmoi se kishte përmendur Cardi-n në këngën e saj të re “Gimme Dat”, pjesë e albumit më të fundit “Big Mamma”.

 

Përmes një postimi në rrjetin social X, Cardi B pranoi se kishte gabuar gjatë bisedës telefonike, ku në një moment kishte përdorur gjuhë fyese ndaj reperes.

E kuptoj si je ndier dhe pikërisht për këtë arsye vendosa të kërkoj falje publikisht. Nuk ishte qëllimi im të të ofendoja. Ishte një bisedë e nxehtë dhe lashë emocionet të më kontrollonin-shkroi ajo.

Image

(Kosova Sot Online)