Me këto fjalë e vlerëson Italo Elmo artistin e njohur Ilir Shaqiri

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 13:29
Me këto fjalë e vlerëson Italo Elmo artistin e njohur Ilir Shaqiri

Në prag të 28 nëntorit, festës së flamurit kombëtar artisti i njohur arbresh Italo Elmo, përmes një postimi në llogarinë e tij sociale e ka vlerësuar artistin e njohur shqiptar Ilir Shaqirin si këngëtarin më të madh të zonës ballkanike, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"ILIR SHAQIRI është autor i mbi 600 këngëve të muzikës së lehtë dhe popullore. Ka marrë pjesë në më shumë se 1000 koncerte, shpesh për qëllime humanitare, nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Britani, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri", ka shkruar Elmo.

Postimi i plotë:

Arti digjital dhe kreativiteti

Në foton e postimit, ILIR SHAQIRI, KËNGËTARI MË I MADH I ZONËS BALLKANIKE, I NJOHUR NË TË GJITHË BOTËN.
ILIR SHAQIRI është autor i mbi 600 këngëve të muzikës së lehtë dhe popullore. Ka marrë pjesë në më shumë se 1000 koncerte, shpesh për qëllime humanitare, nëpër Evropë: Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Britani, Itali, Norvegji, Suedi, Austri, Holandë dhe Shqipëri, etj.
Jeton në Prishtinë, dhe është anëtar i Ligës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Ai do të ftohet zyrtarisht në mesin e arbëreshëve në vitin 2023, bashkë me personalitete të tjera nga Kosova dhe Shqipëria, për të marrë “ÇMIMIN NDËRKOMBËTAR MOREA”.

Image


(Kosova Sot Online)