Stresi reagon ndaj estradës për injorimin e rastit të vrasjes së gruas shtatzënë: Asnjë reagim nuk e kemi parë nga ju

  • E.K /
  • 02 December 2022 - 13:47
Stresi reagon ndaj estradës për injorimin e rastit të vrasjes së gruas shtatzënë: Asnjë reagim nuk e kemi parë nga ju

Reperi i njohur shqiptar, Stresi i ka reaguar estradës shqptare për injorimin dhe mos reagimin nga ana e tyre, për rastin e gruas shtatzënë të vrarë nga ish - bashkëshorti i saj, në QKUK, shkruan "Kosova Sot Online".

“E di që ju VIP-at keni bërë shumë para, dhe tash jeni lartë qa lartë sa veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni që keni kap qiellin me dorë!! Rasti që ndodhi në Kosovë, që u vra një nënë shtatzënë a ju duket pak?? Asnjë reagim nuk e kemi parë nga ju? A nuk ju vjen turp?”, ka shkruar Stresi në një postim në Instagram.

(Kosova Sot Online)