Dua Lipa ka një mesazh për femrat

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 10:18
Dua Lipa ka një mesazh për femrat

Kur bëhet fjalë për paraqitjet e saj në skenë dhe para kamerës, këngëtarja Dua Lipa nuk ka frikë asnjëherë të tregojë seksualitetin dhe feminilitetin e saj. Tani këngëtarja e “New Rules” dëshiron që gratë e tjera të kenë besimin për të bërë të njëjtën gjë dhe të jenë krenare.

 

"Gra, ne kemi qenë të shtypura se si duhet të dukesh apo të jesh”, tha artistja britaniko-shqiptare, transmeton The Sun.

“Ne jemi shtyrë për një kohë të gjatë për të ndier vërtetë se kush jemi në të vërtetë dhe për të eksploruar anën seksuale dhe femërore të vetes”, vazhdoi 27-vjeçarja.

Dua, e cila sapo ka përfunduar një turne botëror dhe ka punuar, ndër të tjera, me Miley Cyrus, reperin Sean Paul dhe Kylie Minogue, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, beson se gratë për dekada nuk kanë pasur njohjen që meritojnë.

Ajo ka tre këngë të renditura në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu fituese e çmimit “Grammy”, “Brits”, “Billboard” dhe “MTV Awards”.

“Ne po ndërtojmë kështjellat tona, por jo domosdoshmërisht duke marrë njohjen që meritojmë”, tha Lipa.

Image

(Kosova Sot Online)