Elhaida Dani tregon çfarë do të bëjë me 50 mijë euro

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 13:30
Elhaida Dani tregon çfarë do të bëjë me 50 mijë euro

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka treguar se nëse do të fitonte Dancing With The Stars do t’i investonte në një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


“Do t’i investoja në një projekt që do t’i bëjë të mira dhe të artistëve të rinj. Kam një projekt në mendje. I vetmi gabim që bëra një natë ishte padjeshka dhe nuk është vetëm një lëvizje që bën gjithë kërcimin. Është një performancë që zgjat dy minuta dhe nuk është një padjeshkë që ta hedh poshtë. Juria pa gjithë performancën, nuk u fokusua vetëm te padjeshka dhe prandaj dha ato pikë. Ndoshta është një vlerësim që lidhet me gjithë netët. Qëllimi që jam në atë emision nuk është për të bërë debate. Nëse nuk më drejtohen mua nuk kam pse flas në emër të të tjerëve. Një herë qëllova që thashë një mendim timin dhe u nxeh aq shumë situata sa mora një përgjigje jo të këndshme.”

 

Elhaida gjithashtu u pyet dhe për kritikën që mori për albumin e saj më të fundit nga Elton Deda.

“Ka patur një kritikë të keqe nga Elton Deda. Atij nuk i pëlqeu mesa duket. U bë shumë e madhe. Unë e kam mik prej vitesh, është artist shumë i mirë, por që çdo njeri ka opinionin e vet.”

(Kosova Sot Online)