Binjakët e saj festojnë 1 vjetorin, Genta emocionon me urimin : Ju dua me gjithë zemër

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 11:18
Binjakët e saj festojnë 1 vjetorin, Genta emocionon me urimin : Ju dua me gjithë zemër

Binjakët e këngëtarës së famshme, Genta Ismajlit, kanë ditëlindjen sot, shkruan “Kosova Sot Online”.

Binjakët e saj, djali dhe vajza sot festojnë  një vjetorin e tyre.

E më këtë rast, Genta i ka uruar me fjalët më të mira për fëmijët e saj.

“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjera që do të vijnë! E di qe do na mbushni me aq lumturi sa keni, gjithmonë, gëzuar ditëlindjen! Nuk mund ta besojmë që ju jeni tashmë një! Paçi një ditë të gëzueshme si gjithmonë dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër”, ka shkruar Genta në urimin e saj.

(Kosova Sot Online)