A jeni gati për një duet arbërorësh nga Ilir Shaqiri dhe Santino de Bartolo

  • A.P /
  • 15 December 2022 - 22:08
A jeni gati për një duet arbërorësh nga Ilir Shaqiri dhe Santino de Bartolo

Artisti i njohur Ilir Shaqiri ka paralajmëruar lansimin e këngës së tij më të re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Rrënjët e lisit tim" mban titullin kënga e cila pritet të publikohet zyrtarisht nesër mbrëma.

 

Kësaj radhe këngëtarin e njohur do ta shohim në duet me artistin arbëresh, Santino de Bartolo.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shaqiri përmes faqes së tij zyrtare.

Edhe një duet arbërorësh

Nesër mbrëma "Rrënjët e lisit tim", bashkë me artistin arbëresh, Santino de Bartolo, i cili nuk deshi që të mbetet përgjysmë "Ura mbi det", ajo urë kuptimplote, që e nisi dhe e ngriti me shumë dashuri e përkushtim, Zef Kakoca i madh!

(Kosova Sot Online)