Albina dhe familja Kelmendi shkëlqejnë me 'Duje' në Festivalin e Këngës

  • A.P /
  • 20 December 2022 - 16:00
Albina dhe familja Kelmendi shkëlqejnë me 'Duje' në Festivalin e Këngës

Festivali i 61-të i Këngës në RTSH ka hapur siparin e 4 netëve nën tingujt e muzikës duke rezervuar për publikun edhe disa numra specialë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në natën e parë me një përformancë mbreslënëse, në skenë shkëlqyen me interpretimin e këngës "Duje" këngëtarja e njohur Albina Kelmendi me familjen e saj: Bujarin, Albanën, Sidorelën, Albinin, Vesën.

Pas paraqitjes nuk munguan edhe komentet pozitive nga artdashësit dhe publiku shqiptar.

Deri tani "Duje" është më e klikuara nga këngët e prezantuara në natën e parë të festivalit.

"Duje" mbetet njëra prej këngëve pretendente për ta fituar Festivalin e Këngës dhe për ta përfaqësuar Shqipërinë në "Eurovision 2023".

(Kosova Sot Online)