Roderika bënë plane për t'i ndihmuar gratë, fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta

  • E.K /
  • 22 December 2022 - 13:17
Roderika bënë plane për t'i ndihmuar gratë, fëmijët dhe personat me nevoja të veçanta

Roderika Ukelli, kur ishte fëmijë ishte këngëtarja më e preferuar e muzikës për fëmijë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ukelli tashmë është rritur dhe është bërë një vajzë e bukur, e zonja dhe e zgjuar.

Roderika për emisionin “Studio A”, ka treguar se ajo është duke studiuar në Miami, për shkenca politike dhe studime internacionale.

Roderika, përveq kësaj ka treguar se ajo ka hapur fondacionin e saj për gra, fëmijë dhe persona me nevoja të veçanta, në Prishtinë, i cili quhet “Fondacioni i ndryshimeve”.

“Nëpëmjet këtij fondacioni shpresoj që të bëjë projekte të ndryshme, po ashtu jo vetëm artistat por edhe nga fushat të tjera të bashkëngjiten dhe të ndihmojnë për shtetin tonë, për Kosovën tonë”, ka thënë Roderika.

Roderika ka treguar se pas përfundimit të studimeve, do të rikthehet prapë në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)