Ganja sot më në formë se kurrë feston/Pro Band e befason

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 13:53
Ganja sot më në formë se kurrë feston/Pro Band e befason

Këngëtarja e njohur Ganimete Abazi sot më shumë se asnjëherë ka arsye për të qenë e lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot këngëtarja feston ditëlindjen dhe po duket më në formë se asnjëherë.

 

Për këtë jubile të saj natyrisht se e kanë befasuar miqtë e saj dhe ekipa e PRO BAND.

Prandaj duke ju referuar paragrafit të sipërpërmendur, Ganja i ka falenderuar të gjithë përmes një postimi në llogarinë e saj sociale.

"Të dashurit e mi, familja ime, ekipa ime e dashur PROBAND që rrugëtimin dhe sukseset i ndajmë së bashku. Faleminderit shumë për surprizën dhe urimet më të mira. Unë e vlerësoj vëmendjen dhe mbështetjen tuaj, ngrohtësinë tuaj, dashurinë tuaj. Ditëlindja ime është e çmuar sepse ju kam juve familjen time, nipat, mbesat, shpirtat e mi, ju dua shumë dhe ju përqafoj fort. Faleminderit që ju kam", ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)