Nga Rihanna te Kate Middleton, zbuloni 10 ikonat e stilit për vitin 2022!

  • E.K /
  • 31 December 2022 - 12:17
Nga Rihanna te Kate Middleton, zbuloni 10 ikonat e stilit për vitin 2022!

Në fund të çdo viti mediat bëjnë gjithnjë një bilanc përfundimtar për filmat, fotot, protagonistët apo personazhet që kanë qenë në krye të titujve apo që kanë lënë gjurmë. Por revista italiane “Grazia” ka përzgjedhur 10 ikonat e stilit që kanë kaluar në tapetin e kuq për vitin 2022 nga Oscars te MET Gala.

Duke shqyrtuar ngjarjet dhe daljet që kanë shkaktuar më shumë zhurmë  janë përzgjedhur 10 personazhet e famshëm që na kanë mbetur në mendje me veshje dhe aksesorë që nuk do t’i harrojmë kurrë.

Viti 2022 ishte një vit i plotë i rikthimit në ngjarjet sociale, festivale, shfaqje mode, i të ftuarve dhe premierave të filmave, që riktheu fytyra që nuk ishin parë prej kohësh dhe shenjtëruan emra të rinj. Rihanna i ka dhënë një formë të re stilit të maternitetit, me polemikat e zakonshme në rrjetet sociale; Jessica Chastain ka përqafuar kauzat politike dhe frymëzimin e Alessandro Michele. Krahas tyre shumë emra që janë sinonim i stilit sublim dhe hyrjeve të reja për të cilat do të dëgjojmë gjatë.

Nga Hailey Bieber te Kate Middleton dhe Zendaya zbuloni se cilët janë dhjetë të famshmet e veshura më mirë të vitit 2022.

10. Hailey Bieber është renditur në vendin e dhjetë. Në dymbëdhjetë muajt e fundit ajo ka shfaqur disa pamje që kanë pasur sukses të madh.

9. Simon Ashley. Sezoni i dytë i Bridgerton, ku ajo kishte rolin kryesor, e ndihmoi të bëhej një nga personazhet e famshëm më të pranishëm në tapetet e kuqe ndërkombëtare dhe gjithashtu një nga më të dashurat.

8. Për Kate Middleton ky ka qenë një vit i shkëlqyer edhe për sa i përket garderobës. E kemi parë të veshur në shumë mënyra dhe në çdo rast ka goditur në shenjë.

7. Ikonat nuk ikin. Dhe Naomi Campbell, fytyra dhe trupi që bëri historinë e modës, nuk ka dalë kurrë nga moda. Në 12 muajt e fundit, ajo ka shkruar disa nga faqet më prestigjioze të sistemit të modës.

6.Pas një periudhe të gjatë larg skenës, Rihanna është rikthyer në momentin që më së paku pritej. Periudha e shtatzënisë ishte e mbushur me ngjarje, lajme dhe kërkime për të.

5. Një nga zbulimet e vitit ishte Sydney Sweeney. Protagoniste e Euphoria dhe The White Lotus. 

4. Jessica Chastain, një bukuri që ngjall kinemanë hollivudiane të shekullit të kaluar, por një modernitet i jashtëzakonshëm i diktuar nga zgjedhja e një partneri marke që di ta përmirësojë dhe ta bëjë atë unike.

3. Pas një kohe larg bliceve, ky ishte padyshim viti i saj. Anne Hathaway është sërish ylli i padiskutueshëm i tapeteve të kuq dhe ngjarjeve kryesore. Dhe këtë e bëri me stil, falë marrëveshjeve me marka si Bulgari dhe Valentino, të cilat e bënë të shkëlqejë si kurrë më parë.

2. Iris Law, modele dhe aktore, ka lënë gjurmë me çdo paraqitje përgjatë këtij viti.

1. Mbretëresha e vitit 2022 ishte Zendaya. Ylli i Euphoria dhe Dune është një emër i njohur prej kohësh, por asnjëherë si në 12 muajt e fundit nuk e kemi parë kaq të lidhur me imagjinatën e modës bashkëkohore.

(Kosova Sot Online)