Rita Ora i rikthehet muzikës me 'You Only Love Me'

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 16:37
Rita Ora i rikthehet muzikës me 'You Only Love Me'

Rita Ora po i rikthehet muzikës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja njoftoi se do të publikojë një këngë të re të titulluar "You Only Love Me".

 

Ajo shtoi gjithashtu datën e publikimit të këngës, që është 23 janari, si dhe #RO3, duke lënë të kuptohet se së shpejti do të vijë albumi i saj i tretë.

Deri tani Ora ka publikuar dy albume  "Ora" (2012) dhe "Phoenix" (2018). Për më tepër, në vitin 2021, ajo hodhi një EP  të titulluar "Bang".

Dëgjoni një fragment të "You Only Love Me" më poshtë.

(Kosova Sot Online)