A shpenzon Kida për një veshje deri në 50 mijë euro!

  • A.P /
  • 13 January 2023 - 15:06
A shpenzon Kida për një veshje deri në 50 mijë euro!

Këngëtarja Kida duket se shpenzon  për veshje, pasi vetëm për një kombinim i saj kushton mbi 50 mijë euro, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Xhaketa që ka veshur Kida kushton mbi 6 mijë euro dhe është e markës “Louis Vuitton”. Vathët e saj janë të firmës “Cartier” dhe kushtojnë 380 euro, derisa edhe unaza që ka vënë është e po kësaj firme, por që kushton shumë më shtrenjtë, saktësisht 1 mijë e 920 euro.

Kida mban edhe një orë Rolex, vlera e së cilës sillet mbi 31 mijë euro Shtrenjtë ka kushtuar edhe çanta e saj e firmës “Hermes Kelly”.

Image

(Kosova Sot Online)