Luizi Ejlli: Këndoja në darkë dhe pastroja gota paradite

  • A.P /
  • 17 January 2023 - 14:58
Luizi Ejlli: Këndoja në darkë dhe pastroja gota paradite

Personazhi më i komentuar i momentit në Big Brother VIP Albania mbetet këngëtari nga Shkodra Luiz Ejlli, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Luizi ua ka rrëfeu banorëve fillimet e karrierës dhe atë se si u zbulua talenti i tij teksa po punonte si kamerier gjatë adoleshencës.

 

“Punoja edhe kamarier edhe si banakier se ia mora dorën, u mbushte plot se ishim afër shkollave, pronarët më dëgjojnë duke kënduar, ata kishin qëndruar duke më shikuar si juri derisa unë pastroja gotat, kur ia pash fillova t’i pastroja gotat më mirë por kisha harruar që ndërkohë po këndoja, isha 16 vjeç dhe më thonë ti po këndon bukur, i thash të gjithë këndojnë, dhe më përmend dy persona, muzikantë dhe më thotë a të bëjmë muzikë ‘live’ në darkë, tha po e fillojmë me miq ta bëjmë me tavolina familjare dhe filluam të këndojmë këngë të vjetra shkodrane dhe korçare, ishte I vetmi lokal që bënte muzikë ‘live’ dhe mbushej plot, këndoja në darkë, pastroja gota paradite”, tregoi Luizi.

(Kosova Sot Online)