Roderika Ukelli: Edukimi është prioritet derisa muzika pasion i imi

  • A.P /
  • 18 January 2023 - 20:39
Roderika Ukelli: Edukimi është prioritet derisa muzika pasion i imi

Roderika Ukelli e cila dikur ishte yll i muzikës për fëmijë, sot ka qenë e ftuar në emisionin ''In & Out'' , ku ka shpalosur detaje rreth jetës dhe planeve të saja, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ukelli në pyetjen: Pse vendose të heqësh dorë nga muzika u përgjigj se edukimi ka qenë një prioritet i imi prandaj kam vendosur të largohem nga muzika edhe pse ende është pasion i imi.

Përtej studimeve lidhur me evoluimin e muzikës tek ne ajo tha se janë bërë ndryshime pozitive që asaj po i pëlqejnë.

Roderika ka treguar se ka hapur fondacionin e saj për gra, fëmijë dhe persona me nevoja të veçanta, në Prishtinë, i cili quhet "Fondacioni i ndryshimeve".

Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë në vijim...

(Kosova Sot Online)