Olta Gixharit nuk i duket asgjë 100 mijë euro: Nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur

  • E.K /
  • 21 January 2023 - 14:49
Olta Gixharit nuk i duket asgjë 100 mijë euro: Nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur

Konkurrentja e “Big Brother Vip Albania”, Olta Gixhari, në një diskutim me Ronaldo Sharkën, Olta u shpreh se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro s’janë asgjë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se kjo shifër për të nuk është për tu çmenduar dhe se nuk i duket shumë.

Po ashtu, ajo ka potencuar se me ekonominë finanaciare që ajo ka, për të 80 mijë euro janë shumë pak.

“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi. 80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– tha Olta.

(Kosova Sot Online)