“Ju lutem mos më uroni, nuk është e vërtetë", për çka e ka fjalën Sarah?

  • 24 January 2023 - 10:39
“Ju lutem mos më uroni, nuk është e vërtetë

Sarah Berisha ka treguar se ajo nuk është shtatzënë, shkruan “Kosova Dot Online”.

Sarah përmes një njoftimi ka thënë se lajmi që ajo është në pritje të ëmbël nuk është e vërtetë.

Ajo ka thënë se kur kjo gjë të ndodhi vërtetë, audienca do e marri vesh nga vetë ajo.

Postimi i plotë:

“Jo njerëz nuk jam shtatzënë, ju lutem mos më uroni.

Një lajm kaq të rëndësishëm dhe të bukur do ta merrni vesh vetëm nga unë dhe nga askush tjetër.

Ju falënderoj shumë për interesimin që tregoni dhe realisht më bëhet qejfi shumë, por kjo gjë nuk është e vërtetë.

Dhe ju lutem mjaft më me këto lajme ‘Sarah&Pm në pritje të ëmbël’ kushedi tani do ishim me tri bebe brenda vitit, aq herë sa ka dalë si lajm”.

(Kosova Sot Online)