Melinda për Kidën: Kur e kam taku më ka fol shumë ftohtë, tash po del prej vetës edhe spo i ka hije

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 10:26
Melinda për Kidën: Kur e kam taku më ka fol shumë ftohtë, tash po del prej vetës edhe spo i ka hije

Reperja e njohur, Melinda Ademi, në një emision ka folur për raportet që ka me këngëtaren e njohur, Kida, shkruan “Kosova Sot Online”.

Melinda ka thënë për Kidën se kur e ka takuar ajo ka qenë shumë e ftohtë në raport me të.

Po ashtu, ajo ka shtuar se Kida po del nga vetvetja e saj.

“Me Kiden e kena folloë njëra – tjetrën. Kur e kam taku nuk më ka fol, më ka fol shumë ftohtë. Si artiste më ka pëlqy qysh ka qenë ama tash po del prej vetës edhe spo i ka hije. Po më doket si mos me kanë vetja” – tha Ademi.

(Kosova Sot Online)