Bashkëshorti dhe djali i saj kanë ditëlindjen, Mimoza emocionon me urimet: Je bekimi më i madh që më ka dhënë Zoti

  • E.K /
  • 30 January 2023 - 13:15
Bashkëshorti dhe djali  i saj kanë ditëlindjen, Mimoza emocionon me urimet: Je bekimi më i madh që më ka dhënë Zoti

Këngëtarja e njohur, Mimoza Mustafa, ka uruar për ditëlindje bashkëshortin e saj, Shkumbinin dhe djalin e tyre, të cilët festojnë ditëlindjen e tyre në një ditë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Në urimin e djalit të saj, ajo shkruan: ‘Bojken drita ime urime ditëlindjen. Je bekimi më i madh që më ka dhënë Zoti. U bëfsh 100”.

Kurse, në foton me bashkëshortin Shkumbin Kryeziu, shkruan: ‘Shkumbin gëzuar ditëlindjen u bëfsh 100 të paqim e festofshim gjithmonë bashkë”.

(Kosova Sot Online)