Efi aleatja e Luizit dhe Kiarës largohet nga Big Brother Albania Vip

  • A.P /
  • 05 February 2023 - 09:28
Efi aleatja e Luizit dhe Kiarës largohet nga Big Brother Albania Vip

Pas një televotimi të papritur në Big Brother Albania Vip ku të nominuar ishin Efi, Luizi dhe Kiara, mbrëmë ishte Efi Dhedhes, ajo që u largua nga shtëpia, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Të tre u nominuan pabesisht nga Dea, e cila e kishte fituar një "lojë" dhe urrejtjen e saj e derdhi duke nominuar grupin "LEK".

 

Pas eliminimit, Efi tha se e ka menduar që do të dilte ajo.

“Mendoja se do dilja unë. Nuk do të doja të ndahej çifti. Më mirë kështu. Nuk e dyshoja fare zgjedhjen e Deas”, tha ajo.


Lidhur me eliminimin e saj kanë folur edhe Arbri dhe Zhaklina.

“Efi e ka fituar Big Brotherin e vet. E mori veten me kalimin e kohës. E penalizoi fakti i romancës brenda shtëpisë. Ka patur momente kur kam qenë dakord me të, ose kur kam qenë kundër. Shpesh herë ajo ka patur shpërthime emocionale, që është pika e dobët. Ndërsa pika e fortë, nuk i lëshon njerëzit”, tha Arbri.

“Unë e shpalla Efin shefe diplomacie. E mendoja lojtare të fortë. Nëse ajo do dilte më vonë, do na kënaqte”, tha Zhaklin.

Image

(Kosova Sot Online)