Efi pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”: Para lojës, vjen humanizmi, para hipokrizisë, vjen e vërteta

  • E.K /
  • 06 February 2023 - 10:07
Efi pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”: Para lojës, vjen humanizmi, para hipokrizisë, vjen e vërteta

Efigjenia Dhedhes, e njohur me emrin Efi, ka qenë kandidatja e eleminuar e rradhës të shtunën nga shtëpia e famshme e “Big Brother Vip Albania”, shkruan “Kosova Sot O line”

Efi ka qenë një prej banorëve më të preferuar të publikut, e cila u pëlqyer për karakterin e saj të fortë.

Ajo pas daljes ka shkruar se eksperienca në këtë shtëpi mbetet e paharrur.

“Me kokën lart dhe buzëqeshje në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, që ju të me shihnit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë çdo gjëje, vendos të qëndroj e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj. Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”, ka shkruar Efi në Instagram.

(Kosova Sot Online)