Beyonce 'thyen' rekord në historinë e ndarjes së çmimeve Grammy

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 14:25
Beyonce 'thyen' rekord në historinë e ndarjes së çmimeve Grammy

Në ceremoninë e Grammy Awards, që u mbajt të dielën në Los Anxhelos, në SHBA, këngëtarja e njohur ndërkombëtare, Beyonce ka vendosur rekord në historinë e ndarjes së çmimeve prestigjioze muzikore Grammy, duke fituar çmimin e 32-të, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

 Beyonce fitoi 4 çmime me albumin e saj “Renaissance”, në ceremoninë e 65- të të Grammy Awards 2023.


Derisa çmimin për albumin më të mirë të viti e mori këngëtari Harry Styles për “Harry’s House”.

Çmimin për këngën më të mirë të vitit e mori Bonnie Raitt për këngën “Just Like That” Çmimin për Rekordin e Vitit e mori Lizzo me “About Damn Time”. Ndërsa Artisti i ri më i mirë, Samara Joy. Çmimi për performancën më të mirë solo e mori Adele me këngën “Easy on Me”.

Image

 

(Kosova Sot Online)