Efi godet me mesazhin e saj: Me kokën lart dhe buzëqeshjen në fytyrë

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 17:17
Efi godet me mesazhin e saj: Me kokën lart dhe buzëqeshjen në fytyrë

Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Efi,  ka shkruar për rrugëtimin e saj brenda Big Brother Albanaia Vip, teksa thotë se për të ishte eksperiencë që nuk do e harrojë kurrë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

“Me kokën lart dhe buzëqeshjen në fytyrë. Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë.


Hyra në “Big Brother” për të treguar një anë tjetër timen, që ju të më shikonit mua 24/24 orë pa asnjë lloj filtri, për të njohur atë Efin që përballë qdo gjëje, vendos të qëndrojë e drejtë, zgjedh mos të heshti përballë padrejtësive dhe që nuk bën kompromise për karakterin dhe dinjitetin e saj.
Para lojës, vjen humanizmi. Para hipokrizisë, vjen e vërteta. Para hienave, vijnë luanët”– shkruan Efi.

(Kosova Sot Online)