Detaje nga beteja ligjore Shakira dhe Pique

  • A.P /
  • 12 February 2023 - 16:10
Detaje nga beteja ligjore Shakira dhe Pique

Pasi ata u ndanë në kushtet më të këqija të mundshme, situata mes Gerard Piques dhe Shakirës është ende duke vazhduar të diskutohet në mbarë botën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas më shumë se 12 vitesh bashkë, ata nuk janë më me njëri-tjetrin pasi futbollisti e tradhtoi Shakirën me një grua tjetër të quajtur Clara Chia Marti. Të gjithë e dimë se si është zhvilluar e gjithë historia, por ka informacione të reja për betejën e tyre ligjore që askush nuk e dinte. Një avokat me emrin Ramon Tamborero ka punuar si avokat i Gerard Pique gjatë çështjes, ai foli për La Vanguardia dhe zbuloi disa detaje.

 

Sipas tij, beteja ligjore zgjati 7 muaj dhe me takimin përfundimtar që zgjati 13 orë rresht në muajin dhjetor të 2022. Shakira ka dy fëmijë me Pique: Milan, 10 dhe Sasha, 8. Ata janë mu në mes të një beteje ligjore që ka përfshirë në një skandal edhe prindërit e Gerard Pique. Në hitin e regjistruar me Bizzarrap, Music Sessions #35, Shakira përmend se si Pique e la atë me prindërit e tij si fqinjë. Kjo krijoi një përçarje edhe më të madhe mes të dyve pasi dolën më shumë informacione për marrëdhënien e tmerrshme që këngëtarja kishte me vjehrrit e saj.

Situata mes Gerard Piques dhe Shakirës është ende duke vazhduar të diskutohet në mbarë botën pasi ata u ndanë në kushtet më të këqija të mundshme.


Pas më shumë se 12 vitesh bashkë, ata nuk janë më me njëri-tjetrin pasi futbollisti e tradhtoi Shakirën me një grua tjetër të quajtur Clara Chia Marti. Të gjithë e dimë se si është zhvilluar e gjithë historia, por ka informacione të reja për betejën e tyre ligjore që askush nuk e dinte. Një avokat me emrin Ramon Tamborero ka punuar si avokat i Gerard Pique gjatë çështjes, ai foli për La Vanguardia dhe zbuloi disa detaje.

Sipas tij, beteja ligjore zgjati 7 muaj dhe me takimin përfundimtar që zgjati 13 orë rresht në muajin dhjetor të 2022. Shakira ka dy fëmijë me Pique: Milan, 10 dhe Sasha, 8. Ata janë mu në mes të një beteje ligjore që ka përfshirë në një skandal edhe prindërit e Gerard Pique. Në hitin e regjistruar me Bizzarrap, Music Sessions #35, Shakira përmend se si Pique e la atë me prindërit e tij si fqinjë. Kjo krijoi një përçarje edhe më të madhe mes të dyve pasi dolën më shumë informacione për marrëdhënien e tmerrshme që këngëtarja kishte me vjehrrit e saj. 

(Kosova Sot Online)