Amosi e pranon këtë fakt për Luizin e fiton 'Big Brother Albania Vip”

  • A.P /
  • 13 February 2023 - 19:15
Amosi e pranon këtë fakt për Luizin e fiton  'Big Brother Albania Vip”

Pasi është eliminuar nga “Big Brother Albania Vip”, Amos Zaharia  ka treguar se ka tentuar disa herë të largohet nga shtëpia, por është “ndaluar” nga produksioni, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë” tha Amosi.

 


Amosi habiti kur iu përgjigj pyetjes “Kush do të fitojë”, me emrin e Luizit. Megjithatë, arsyetimi i tij ishte fakti se këngëtari ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe jashtë.

“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton. Olta i ka ndjenjat mikse jashtë” tha Amosi.

Sa i përket marrëdhënies Luiz-Kiara, për të cilën ai ka qenë skeptik që në fillim, Amosi u shpreh se Luizi është i përfshirë në atë raport por edhe në lojë.

“Mendoj që lideri (Luizi) është i përfshirë shumë, por është me një gurë dy zogj, sepse edhe i pëlqen të jetë me Kiarën dhe njëkohësisht të nxjerrë një anë sentimentale të tij. Për Kiarën, nuk jam i sigurt”

(Kosova Sot Online)