Luizi - Kiarës: Kaq i padukshëm të dukem?

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 14:30
Luizi - Kiarës: Kaq i padukshëm të dukem?

Kjo e premtë në Big Brother Albania Vip, nisi jo mirë për çiftin Kiara-Luiz, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Kiara u zgjua nga gjumi, shkoi në tualet e më pas u largua sërish në dhomën e gjumit. Edhe pse aty pranë ishte Luizi, ajo nuk tentoi as t’i fliste, madje as një ‘mirmëngjesi’ nuk i tha. Ky veprim e habiti shumë Luizin.


‘A kaq i padukshëm të dukem sa as mirmëngjesi nuk më thu? Ç’pati mo?’-reagon Luizi, duke e parë gjatë gjithë kohës Kiarën e cila largohet.

(Kosova Sot Online)