Diola: Luizi është një djalë fantastik

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 09:22
Diola: Luizi është një djalë fantastik

Ish – banorja e “Big Brother Vip Albania”, Diola Dosti, pas daljes së saj nga kjo shtëpi ka komentuar për Luizin, raporton “Kosova Sot Online”.

Diola në një emision është pyetur se “A mendon që po të ishe krah Luizit do vazhdojë të ishe në Big Brother?”, u pyet ajo.

Ajo për Luzin ka thënë se është djalë fantastik.

“Unë që në fillim kam qenë një ndër të paktat (jam futur në kohën kur ishte sëmundja e Luizit dhe ishte një traumë për të gjithë ne) që jam futur në dhomën e rrëfimit dhe kam thënë ai është një djalë fantastik (janë të regjistruara) por e ka bërë këtë për një arsye dhe unë do ta mbështes dashurinë e tyre. Unë kam qenë pro dashurisë së tyre, nuk kam qenë dakord me ofendimet, me bullizimet që ai mund të ketë bërë. Unë nuk kam mbajtur asnjë anë”, u shpreh ajo.

(Kosova Sot Online)