Selvija tregon a është xheloze për Shpatin, “E di se çfarë jetë ka”

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 10:43
Selvija tregon a është xheloze për Shpatin, “E di se çfarë jetë ka”

Selvija dhe Shpat Kasapi janë prej çifteve më të komentuara në estradën shqiptare, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ajo ka realizuar një pyetesor me pyetje dhe përgjigje me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Në pyetësorin e fundit, Selvija është pyetur se a është xheloze për Shpatin.

Ajo ka thënë se e di se sa ka vlerë ajo të Shpati.

“Une e di se kush jam dhe sa vlej të Shpati. E di se çfarë jetë ka, andaj une jam këtu për ta mbështetur dhe për ta dashur fort. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, ka shkruar Selvija.

(Kosova Sot Online)