Luizi: Bledi nuk ka sjellë asgjë dhe sonte ka gjasa të dalë

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 17:03
Luizi: Bledi nuk ka sjellë asgjë dhe sonte ka gjasa të dalë

Kush mendon se del sonte nga shtëpia e Big Brother Albania VIP,  e pyeti Luizin - Deamishel, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Luizi tha se ka gjasa të dalë Bledi, pasi priste më shumë nga ai.

Krahasuar me situatat dhe debatet që ka sjellë në shtëpi, Luizi tha se priste që ai të ishte më ndryshe.

Ai shtoi se Bledi thjesht ka përsëritur situatat që banorët kanë krijuar që prej ditës së parë në shtëpi dhe nuk është që ka sjellë diçka të re, thjesht e ka sjellë në formën e vet.

Duke biseduar me Dean, Luizi shtoi se ai nuk ka sjellë ndonjë situatë “alla Bledi”, por thjesht ka komentuar të gjitha situatat që kanë ndodhur mes banorëve.

Pra sipas tij, përfshirja e tij në debate apo diskutime të ndryshme, ka qenë vetëm për të dhënë opinionin e tij në mesin e një mosmarrëveshje mes dy apo më shumë banorëve.

(Kosova Sot Online)