Olta: Çfarë është ky Luiz që nuk e njohim?

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 15:43
Olta: Çfarë është ky Luiz që nuk e njohim?

Edhe pse u njoftua që nëse e bën një veprim të tillë, del automatikisht në nominim, Luizi ishte i pari banor që hoqi litarin, në Big Brother Albania VIP, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Si i tillë, ai u ngrit sot në mëngjes dhe bëri punët e shtëpisë. Madje, kur grupi i Ermionës u ngrit nga gjumi, ai u bëri të gjithëve kafe, u solli batanije, madje Deas i zieu dy vezë.

Olta u çudit nga sjellja e tij dhe tha me të qeshur, “Çfarë është ky Luiz që nuk e njohim”?


(Kosova Sot Online)