Olta të shtunën del në nominim me Luizin

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 19:04
Olta të shtunën del në nominim me Luizin

Brenda shtëpisë së "Big Brother Albania Vip", loja me litar, që do të vendosë mbi fatin e nominimeve, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Por tensionet i ka rritur më shumë zgjedhja e liderit të ri.

Shumica e votave shkuan për Ermionën dhe Kiarën dhe kjo gjë ka acaruar shumë Oltën, e cila nuk mori asnjë votë dhe u zhgënjye dhe nga njerëzit e saj si Armaldo dhe Kristi.

Pas debatit me Armaldon mbi votimin ajo zgjodhi të hoqë rripin tek loja me litarë dhe është automatikisht në nominim së bashku me Luizin, i cili u skualifikua që ditën e djeshme.

Edhe pas heqjes së rripit ajo e ka vazhduar debatin me Armaldon dhe i ka kërkuar që të heqë rripin dhe ai, duke e akuzuar si frikacak.

Pritet të shihet se si do të shkojë nominimi të shtunë, por dy vende janë zënë me dy lojtarët më të fortë.

(Kosova Sot Online)