Valbona: Për mua Luizi ishte një vëlla i mirë

  • A.P /
  • 26 February 2023 - 10:44
Valbona: Për mua Luizi ishte një vëlla i mirë

Ditë më parë, nga shtëpia e Big Brother u largua Valbona Mema, duke ndërprerë rrugëtimin që ajo kishte nisur në këtë format, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo vendosi të largohej pasi motra e saj ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Për t’i qëndruar asaj pranë, këngëtarja hoqi dorë nga çmimi i madh.

Ajo u shpreh se arsyeja e largimit ishte shumë e fortë. Motra e saj vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe ajo vendosi t’i qëndroi pranë në këto momente kritike për të.

Valbona: Unë besoj se jam e fortë dhe do e përballoj këtë. Unë në shtëpi mora dhe dhurova shumë dashuri. Për të gjithë do kem shumë mall dhe mendoj se me të gjithë do jem miq jashtë. E kam ëndërruar të kem një familje të madhe dhe unë ata i kam parë si familje. Luizin e kam brenda në zemër. Për mua është djalë, vëlla dhe do e dua gjithë jetën. Dhe me Armaldon do jemi miq të mirë.

Arbër: Nuk mendoj se nuk do rregullohej marrëdhënia me Armaldon, nëse do ishte akoma brenda. Luizin e ke mbajtur pak me hatër brenda në shtëpi.

Valbona: Me luizin ndaja mëngjesin dhe më këshillonte. Për mua ai ishte një vëlla i mirë.


(Kosova Sot Online)