Shqiptarët nesër do të protestojnë në mbrojtje të Luiz Ejllit

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 15:40
Shqiptarët nesër do të protestojnë në mbrojtje të Luiz Ejllit

Për padrejtësitë që po bëhen ndaj një personi të vetëm siç është LUIZ EJLLI, nesër duke filluar nga ora 14:00 përballë Top Channel do ketë marshim kundrejt produksionit të Big Brother Albania,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Mund të duke utopike aq sa dhe qesharake, sepse Shqipëria sigurisht ka gjëra tjera më të mëdha por është parë e arsyeshme që fansat e Luizit të jenë nesër ora 14:00 përballë Top Channel dhe shpisë së Big Brother Albania.

“Nesër do ti tregojmë përsëri Luizit që të vazhdojë kundrejt këtij produksioni ose tipit që fshihet pas emrit BIG BROTHER VIP ALBANIA. Personalisht së bashku me Dashin official dhe disa persona tjerë dhe fansa e kemi parë të arsyeshme që të ndodh kështu, mbase më e fuqishme se sa ishte herën e parë”, shkruhet në një njoftimin që po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Nuk është hera e parë që shqiptarët ngrihen në protestë për një çështje kaq madhore dhe me rëndësi kombëtare siç është “padrejtësia” që po i bëhet Luizit. Këtë popull lërë pa ujë pa drita, pa bukë, hiqe nga puna, përplase me autobus, bëji ç’të duash nuk të thotë gjë, ama te Luizi nuk duron dot.


(Kosova Sot Online)