Shakira: Besova se gruaja ka nevojë për një burrë

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 18:13
Shakira: Besova se gruaja ka nevojë për një burrë

Që nga ndarja me futbollistin Gerard Pique në fund të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira dha intervistën e saj të dytë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një bisedë me gazetarin meksikan Enrique Acevedo të rrjetit Televisa, ajo shpjegoi se si ndikoi ndarja tek ajo, aq më tepër që ishte për shkak të një tradhtie. Ajo deklaroi se i është dashur të mësojë të rindërtojë veten pas diçkaje që dukej si një tragjedi në jetën e saj personale.

"Besova edhe historinë se një grua ka nevojë për një burrë për të kompletuar veten, një familje”, tha Shakira, “Edhe unë kisha atë ëndërr për të pasur një familje, ku fëmijët do të kishin një baba dhe një nënë nën të njëjtën çati. Jo të gjitha ëndrrat në jetë përmbushen, por jeta gjen një mënyrë për të të kompensuar disi dhe mendoj se me mua ka më shumë sesa kompensuar me këta dy fëmijë të mrekullueshëm që më mbushin me dashuri çdo ditë dhe kam gjithashtu zbuluar se ajo përralla ku një grua ka nevojë për një burrë është gënjeshtër."-tha Shakira.

(Kosova Sot Online)