"Ç’të bën fëmiu”, Einxhel: Dikur në mëngjes nuk zgjohesha as të binte bomba

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 13:21

Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” të edicionit të parë, Einxhel Shkira, ka pak kohë që është bërë nënë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ajo para disa muajve është bërë nënë e një djali për herë të parë.

Ajo përmes një fotografie ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pasi është bërë nënë.

Ajo ka treguar se para se të bëhej nënë ka fjetur më shumë, ndërsa tani duhet të zgjohet herët për tu kujdesur për djalin e saj, për t’ja ndërruar pelenën.

“Dikur në mëngjes nuk zgjohesha as të binte bomba. Ç’të bën fëmiu”-ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)