Kjo ishte porosia e Ermionës për Luizin para se të largohej

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 17:31
Kjo ishte porosia e Ermionës për Luizin para se të largohej

Ermiona Lekbello ka biseduar me Luiz Ejllin, pak para përjashtimit nga “Big Brother Albania VIP2”, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ermiona derisa po bënte gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë. Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.

Biseda mes tyre:

Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hiena.

Luizi: Kjo është lojë nervash. Ti bie në kategoritë e këtyre.

Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali. Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi. Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim.

Image

(Kosova Sot Online)