Sabiani: Vetëm që Kejsi të largohet nga Big Brother i gatshëm të paguaj miliona

  • A.P /
  • 01 March 2023 - 20:00
Sabiani: Vetëm që Kejsi të largohet nga Big Brother i gatshëm të paguaj miliona

Në fillim, Sabiani ishte krenar për lojën e së bijës Kejsit, në Big Brother Albania VIP,  shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa tashmë nuk i pëlqen aspak lidhja e saj me Krist Aliaj. Këngëtari është shprehur kategorikisht kundër kësaj lidhje, teksa ka pasur edhe disa reagime në rrjete sociale gjatë këtyre ditëve.

 

Me përjashtimin e Emirjona Lekbellos nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e sotme, ai i ka bërë një thirrje publike përmes një postimi në rrjete sociale ish-miss-it të njohur.

Sabiani ka vendosur foton e së bijës, teksa duket se është i gatshëm ‘të paguajë miliona dollarë’ që Keisi të lërë shtëpinë e Big Brother VIP.

“Emirjona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Duket se Sabiani po e vuan vërtetë lidhjen e së bijës me Kristin, teksa pak ditë më parë, ai e ka hequr Keisin edhe nga rrjetet sociale.


(Kosova Sot Online)