“Nuk po të besoj më”, Luizi i kërkon falje Kiares: Më fal, me gjithë shpirt, më vjen keq

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 12:50
“Nuk po të besoj më”, Luizi i kërkon falje Kiares: Më fal, me gjithë shpirt, më vjen keq

Luizi pas dy ditësh i kërkoi falje Kiares, përcjell “Kosova Sot Online”.

Luizi i tha Kiares se është personi i fundit që do i bënte keq.

‘Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“-i tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk i beson, pasi ka frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë, duke thënë se është ndjerë keq.

“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë”, ka thënë Kiara.

(Kosova Sot Online)