Olta Gixhari e ka instaluar dhunën në 'Big Brother Albania Vip'

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 14:20
Olta Gixhari e ka instaluar dhunën në 'Big Brother Albania Vip'

Rreth vendimeve të rrepta të “Vëllait të Madh” për ofendimet dhe kërcënimet nga banorët në 'Big Brother Albania Vip', ka folur së fundmi aktori i humorit Gent Hazizi, gjithashtu edhe ish-banor i 'Big Brother Vip', shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Genti u shpreh, se Olta Gixhari ka qenë ajo që “ka instaluar dhunën” në “Big Brother Vip”, por sipas tij nuk është dënuar asnjëherë, përkundrazi, është ‘shpërblyer’ me avantazhe në lojë. Kështu si një ish-banor, ai ka lënë dyshime se këto akuza i drejtohen  drejpërdrejt produksioni, pasi është ai që i merr vendimet për banorët.

“O ka bërë dhunë verbale Olta Gixhari, o nuk ka bërë njeri. Është ajo që e instaloi dhunën, që sa hyri. Nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj. Çuditërisht ajo nuk është penalizuar asnjëherë, madje përkundrazi i japin edhe zarft të kuq. Edhe kur ajo është në nominim, gjithmonë vendoset pyetja “kë doni të shpëtoni”, jo “të largoni”. Olta është ajo që është”- tha Genti.

(Kosova Sot Online)