“Ndjeva aq keqardhje për veten dhe fëmijët e mi”, Arbana tregon se çfarë dëgjoi në një market që e shqetësoi shumë

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 13:06
“Ndjeva aq keqardhje për veten dhe fëmijët e mi”, Arbana tregon se çfarë dëgjoi në një market që e shqetësoi shumë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka treguar një ngjarje se çfarë ka dëgjuar në një market, transmeton “Kosova Sot Online”.

Arbana tregoi përmes një statusi në Instagram se ndodhej në një supermarket, ku dëgjoi bisedën mes dy vajzave kasiere dhe rojes së dyqanit.

Ata ishin duke e komentuar ngjarjen që ka ndodhur në Paskuqan, ku Dan Hutra vrau 3 gra.

Osmani me atë se çka ka dëgjuar nga roja i erdhi keq për vetën dhe për vendin e saj për mendimin e këtij roje për ngjarjen.

“Sot në mëngjes teksa paguaja faturën në kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojes së dyqanit. Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës:

“Hajd, se do i ketë arritur atij atje ku s’mban më. Mirë ua ka bërë!” E ndjeva aq keqardhej për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzat e këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”, shkruan Arbana.

(Kosova Sot Online)