Adelina Ismaili: Të drejtat për veprat e mia muzikore i kam vetëm unë dhe produksioni im

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 18:00
Adelina Ismaili: Të drejtat për veprat e mia muzikore i kam vetëm unë dhe produksioni im

Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili është artistja e vetme shqiptare që theu tabu dhe arriti të ishte këngëtarja më e paguar në historinë e muzikës shqipe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, ajo ka shprehur  paknaqësinë e saj me shëmtinë e showbiznesit.


"Më treguan me fakte se produksione me të cilat kam punuar në të kaluarën, ende shesin të drejta imagjinare për veprat e mia muzikore. Dua të sqaroj për të gjitha palët e treta që paguajnë dhe dëmtohen: Këto produksione kanë pasur DIKUR kontrata me mua dhe NUK KANË ME. Atyre kontratave u ka skaduar afati shumë moti. Të drejtat për veprat e mia muzikore i kam vetëm unë dhe produksioni im", ka shkruar ndër të tjera Ismaili.


Postimi i plotë:


Edhe sot, si shumë herë, u ballafaqova me shëmtinë e showbiznesit. Më treguan me fakte se produksione me të cilat kam punuar në të kaluarën, ende shesin të drejta imagjinare për veprat e mia muzikore. Dua të sqaroj për të gjitha palët e treta që paguajnë dhe dëmtohen: Këto produksione kanë pasur DIKUR kontrata me mua dhe NUK KANË ME. Atyre kontratave u ka skaduar afati shumë moti. Të drejtat për veprat e mia muzikore i kam vetëm unë dhe produksioni im. Apeloj tek @ministriaekultures.rks
@florentboshnjaku @hceku @gencprelvukaj si dhe organeve kompetente, të reagojnë lidhur me këto keqpërdorime. Është koha të dënohen njerëzit e pandergjegjshëm që shkelin mbi çdo kriter moral dhe etik kur është në pyetje zhvatja e dia
eurove.

Image

(Kosova Sot Online)