Loja e Kiara Titos në 'BBV' dashuri apo urrejtje?

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 15:35
Loja e Kiara Titos në 'BBV'  dashuri apo urrejtje?

Për herë të parë lidere e shtëpisë së “Big Brother Albania Vip”,  u zgjodh Kiara Tito, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë gjë Kiara e shikon plotësisht meritë të sajën dhe nuk i pëlqen kur dikush tjetër, qoftë edhe Luizi, thotë se “e ka ndihmuar.”

Në një bisedë të fundit, Luizi po shkëmbente batuta me banorët për faktin se Kiara u zgjodh lidere e shtëpisë. Në një moment, Luizi thotë “luftova për këtë ditë” (që Kiara të zgjidhej lidere), ndërsa shton me shaka: “Javën tjetër do jetë Keisi, disa vota do i marr unë (për të).”

Kjo solli një përgjigje nga Kiara, të cilës nuk i pëlqeu ajo që tha Luizit. Mes banorëve të tjerë, moderatorja iu drejtua Luizit, duke i thënë se “po merr merita kot.”

“Pse i merr meritat që njerëzit më votuan mua? Më vjen inat kur merr kështu meritash kot, e ke thënë 700 herë, çfarë bëre ti? Secili tha emrin tim se e ndjente ta thoshte”- tha Kiara

Në një tjetër moment, Kiara debatoi me Oltën, ku kjo e fundit vendosi ta injorojë duke iu drejtuar Luizit, të cilit i tha ta mbrojë “se ajo nuk di të mbrohet e shkreta.” Përgjigja e Kiarës ishte:  “E shkretë” nuk më thua ti mua Olta, se kjo “e shkreta” doli tek të preferuarat e publikut.”

(Kosova Sot Online)