Luizi: Olta duhet të largohet pasi është e pafytyrë

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 16:36
Luizi: Olta duhet të largohet pasi është e pafytyrë

Një nga temat kryesore të bisedave që kanë bërë banorët me njëri-tjetrin, në Big Brother Albania VIP, ka qenë nominimi i kësaj jave, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Derisa po bisedonte me Kristin dhe Sabianin, Luizi tha se Armaldon e ka “shtrydh” dhe nuk ka çfarë nxjerr më, ndërsa Olta sipas tij, kapet kot me Dean, pasi nuk ka me kë merret në shtëpi.

 

Luizi shtoi se Olta ka marrë veset e Armaldos. Sipas tij, kur bisedon me Oltën ajo nuk të sheh në sy, por debaton dhe pret të marrë një reagim nga banorët e tjerë.

Ai e cilësoi Oltën të pafytyrë, ndërsa shtoi se disa marrëdhënie në shtëpi duhen respektuar, gjë të cilën, sipas Luizit, Olta nuk e bën.

Luizi tha se nuk ka pse ndërhynë në një marrëdhënie babë e bijë, duke iu referuar Sabianit dhe Keisit.

Ai shtoi se ndyshe nga Olta, në shtëpi është marrë vetëm me banorët, personalisht, pa preku familjen e personit në fjalë. Respekti tregohet në heshtje, u shpreh Luizi.

(Kosova Sot Online)