Godet Luizi: Ja kujt i thotë nuk më arrin as për 14 Big Brother-a

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 15:41
Godet Luizi: Ja kujt i thotë nuk më arrin as për 14 Big Brother-a

Situatat dramatike në Big Brother Albania VIP po vijojnë, derisa Luizi po bënte batuta me theksin italian të Jorit pasi kjo e fundit po fliste për tatuazhin që kishte bërë Qetsori. Luizi nisi të ngacmonte Jorin duke iu referuar fjalëve që ajo përdori, por Qetsori sulmoi këngëtarin duke e marrë personale komentin e tij, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Luizi i tha  se nuk e arrin dot as me 14 edicione të Big Brother në vazhdim, dhe kjo nuk u prit mirë nga Qetsori.

 

Luizi: Datat e kalamajve..

Qetsori: Qetësohu!

Luizi: Si the?

Qetsori: Qetësohu kur kapesh në data fëmijësh

Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë.

Qetsori: Fole për gjërat e mia.

Luizi: Jo kurrë në botë.

Qetsori: Ore dëgjon ti?

Luizi: A dëgjon ti?

Qetsori: A të futen fjalët në tru?

Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?

Qetsori: Po mos u merr.

Luizi: Po rri o Qetsor se e di ku je me mua, rri o shpirt se je vite larg shumë. Për 14 Big Brother-a nuk më arrin.

(Kosova Sot Online)