Alban Ramosaj tregon dëshirat e tij për ditëlindje, “Gruaja, vajza shqiptare të mos dhunohej, abuzohej apo t’u vriste”

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 12:36
Alban Ramosaj tregon dëshirat e tij për ditëlindje, “Gruaja, vajza shqiptare të mos dhunohej, abuzohej apo t’u vriste”

Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj, sot ka festë, pasi ka ditëlindjen e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ai sot i ka mbushur 27 vjet.

Përmes një postimi në “Instagram”, Albanai dhe ka ndarë publikisht dëshirat e tij që ka për këtë vit.

“Nëse dëshirat e ditëlindjes vërtetë realizohen, do doja që në këtë 27 vjetor të përjetoja më shumë momente me familjarët e mi e ti shihja shëndosh e mirë, miqtë e mi që gëzojnë sukses e prindrit e tyre krenar për ta, do doja që kjo industri e muzikës të ketë më shumë diversitet, respekt per art dhe dashamirësi e jo kolegë që presin njëri tjetrin me buzëqeshje por mbas shpine mbajnë thika në duar dhe më së shumti do doja që të përjetoja nje periudhë ku gruaja, vajza Shqiptare të mos dhunohej, abuzohej apo tu vriste… Ju kërkoj falje për notat e trishta në këtë shkrim, u mendova se ç’të shkruaja por në retrospektivë mendova që atë çik vëmëndje qe do marr për ditëlindje, ta përdor prap për një fije ndërgjegjësim”– shkruan Alban Ramosaj.

(Kosova Sot Online)