Familjarët e Kiarës reagojnë: Turp për këdo…

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 17:03
Familjarët e Kiarës reagojnë: Turp për këdo…

Të shumtë janë ata që nuk besojnë te ndjenjat e Kiara Titos ndaj  Luizit në Big Brother Albania VIP, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Te dashuria e saj, nuk besojnë as shokët e ngushtë të Luizit, të cilët në një intervistë ditën e djeshme thanë se nëse do të ishin në vend të Luizit nuk do e kishin duruar dot Kiarën.

Por, së fundmi ka ardhur një reagim nga tezja e Kiarës, Gena, e cila në një postim në InstaStory shkruan se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, përsa kohë ajo nuk është prezente.

“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.” shkruan tezja e Kiarës.


(Kosova Sot Online)