Zhaklin Lekatari tregon se dëshiron një burrë modern: Jam e zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 13:55
Zhaklin Lekatari tregon se dëshiron një burrë modern: Jam e zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë

Opinionistja e ‘Big Brother VIP Albania’, në një intervistë është shprehur se është zhgënjyer nga meshkujt shqiptarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zhaklin Lekatari ka thënë se në mes burrave shqiptarë dhe të huaj, zgjedh këto të fundit.

Ajo ka thënë se shoqëria shqiptare të merr e të hedh si t’i dojë qefi.

‘Një burrë modern. Ndoshta një të huaj. Jam zhgënjyer shumë nga shoqëria shqiptare se të merr të hedh, si t’i dojë qejfi asaj. Frustrimi kulturor që ne kemi në këtë moment është shumë i tmerrshëm. Jam shumë e shqetësuar për të ardhmen e vendit. Ne kemi nevojë për një dorë të hekurt më të madhe, që të na mbështesë dhe të shkojmë aty ku ne nuk shkojmë dot.

(Kosova Sot Online)