Lindita Halimi: Unë nuk jam martuar për shkak të lëkurës së tij por për personalitetin e tij

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 18:49
Lindita Halimi: Unë nuk jam martuar për shkak të lëkurës së tij por për personalitetin e tij

Këngëtarja e njohur Lindita Halimi, ka folur mbi paragjykimet që i ishin bërë asaj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Unë kam qenë një ndër rastet e para dhe e kuptoj injorancën. Injoranca është kur nuk ke parë dhe nuk din shumë. Nuk kanë arritur ta kuptojnë se si ka ndodhur një gjë e tillë. Unë vendime çka do që i kam marr, i kam marr për vete. Nuk i kam marrë askujt asgjë, nuk i kam borxh askujt asgjë as fizikisht as shpirtërisht. Kam shumë dashuri dhe respekt për njerëzit e mi”, ka thënë Halimi.

 

Por, këngëtarja e hitit “Ëndërroja” u shpreh se pavarësisht paragjykimeve nga njerëzit, ajo zgjodhi rrugën e zemrës pasi ishte dashuruar në personalitetin e Davonti dhe jo në pamjen e tij.

“I kuptoj që nuk kanë pasur mundësi ta kuptojnë si rast në atë kohë. Njeriu nuk e zgjedh ngjyrën e lëkurës, unë nuk jam martuar për shkak të lëkurës së tij, por për personalitetin e tij, për mënyrën se si më ka respektuar gjithë jetën se si më ka dashur. I uroj çdo femre në botë të ketë dashuri dhe respekt aq të madh sikur unë e kam”, ka thënë tutje Halimi.


(Kosova Sot Online)