Familjarët e Luizit reagojnë të shqetësuar për këtë arsye

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 22:45
Familjarët e Luizit reagojnë të shqetësuar për këtë arsye

Kemi parë shpesh postime nëpër rrjete të ndryshme sociale rreth familjes së Luizit, kryesisht nënës së tij, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Është shkruar shpesh se kjo e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa së fundmi një lajm tjetër i rremë dhe i rëndë është përhapur në rrjet.

Për këtë lajm, në të cilin thuhet se nëna e Luizit ka ndërruar jetë, është bërë një reagim publik në llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit.

“Ju Lutem tregohuni të kujdesshëm! Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rrema. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është NJERËZORE!”- shkruhet në postimin e publikuar në llogarinë e Luizit në Instagram.

Pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për mediat, dy shokët e Luizit kanë treguar lidhur me komunikimin që kanë pasur me nënën e tij dhe shqetësimin që u ka shprehur.

“Me mamanë e vet flas shpesh, është njeri shumë i ftohtë. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dali mirë e shëndosh thotë, mi thuaj nona të ndjek, ka mbesat që e ndjekin. Unë mundohem ti them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dali mirë me shëndet”, tha ai.

Image

(Kosova Sot Online)