Olta Gixhari mes lotësh: Po më shkatërron mungesa e djalit, nuk e di sa do ta shtyj kështu

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 15:44
Olta Gixhari mes lotësh: Po më shkatërron mungesa e djalit, nuk e di sa do ta shtyj kështu

Banorja e “BBV”, Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg djalit të saj dhe nuk po mundet të rrijë dot pa të, raporton “Kosova Sot Online”.

Olta duke qarë ka thënë se mendon vetëm për djalin e saj, duke thënë se nuk e di se deir sa do të duroj.

Olta tha se ishte bërë pjesë e spektaklit vetëm për një muaj.

“Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg.Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja. Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, shprehet Olta.

(Kosova Sot Online)